Ushtria izraelit ka konfirmuar se ka ‘kryer një seri sulmesh në kryeqytetin e Libanit, Bejrut gjatë natës duke thënë se kishte në shënjestër "objektet e ruajtjes së armëve" dhe pjesë të tjera të infrastrukturës së Hezbollahut në atë që media libaneze e përshkruan si ‘natën më të dhunshme’ të sulmeve.
???????????????????? BREAKING: LARGEST EXPLOSION ROCKS BEIRUT
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) October 5, 2024
A huge missile strike, causing possibly the largest explosion Beirut has seen in years, just rocked the Dahye neighborhood of the city.
Source: 961 news https://t.co/7a8FN8CYxt pic.twitter.com/zudom4hotH
Departamenti Australian i Punëve të Jashtme tha se 407 australianë dhe anëtarët e familjeve të tyre u larguan nga Bejruti gjatë natës me dy fluturime të asistuara nga qeveria.
Sulme janë kryer dhe Rripin e Gazës. Mbrotja Civile njoftoi se të paktën 21 persona janë vrarë nga bombardimet mëngjesin e sotëm në një xhami që sipas Izraelit ishte shndërruar në "komandën dhe kontrollin qendror" të lëvizjes islamike palestineze Hamas.
Gjithashtu shqetësime po ngrihen në Iran dhe Lindjen e Mesme për fatin e kreut të të Forcës Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), Esmail Qaani.
Sipas New York Time, tre zyrtarë iranianë të paidentifikuar thanë se Khani ishte parë për herë të fundit në Bejrut javën e kaluar, ku kishte shkuar për të mbështetur Hezbollahun, i cili ka pësuar humbje të mëdha nga sulmet ajrore të fundit izraelite.Por që nga ajo kohë ka pasur zërase ai mund të jetë vrarë nga një prej sulmeve të këtyre ditëve. /Versus.al









