BOTA /

VIDEO/ Telefonata mes Trump dhe Kennedy Jr një ditë pas atentatit që u fshi me shpejtësi

Pamjet janë shpërndarë në rrjete sociale nga Boby Kennedy, djali i Robert F.Kennedy (RFK) dhe sipas tij kjo bisedë telefonike mes babait të tij dhe Donald Trump ka ndodhur një ditë pas atentatit ndaj kandidatit republikan gjatë një takimi elektoral në Pensilvani.

Shkruar nga B.SH
VIDEO/ Telefonata mes Trump dhe Kennedy Jr një ditë pas atentatit
Robert Kennedy gjatë telefonatës me Donald Trump

Një video e cila më pas u fshi në të cilën dëgjohet  Donald Trump duke folur për efektin negativ të  vaksinave tek fëmijët dhe për atentatin e tij me një tjetër kandidat për president në SHBA, Robert F. Kennedy Jr. ka krijuar debate.

Pamjet janë shpërndarë në rrjete sociale nga Boby Kennedy, djali i Robert F.Kennedy (RFK) dhe sipas tij kjo bisedë telefonike mes babait të tij dhe Donald Trump ka ndodhur një ditë pas atentatit ndaj kandidatit republikan gjatë një takimi elektoral në Pensilvani.

''Unë jam i bindur se këto lloj bisedash duhen bërë publike. Trump i jep mendimin e tij të vërtetë babait tim për vaksinimin e fëmijëve - kjo ishte një ditë pas atentatit. Nëse kam shkelur ndonjë ligji duke postuar këtë, dëshira ime e vetme është që shoku i im i qelisë të jetë doktor Anthony Fauci. Nuk është një video fals ose dikush që bën zërin e Trump. Kjo është marrëveshja e vërtetë. ' shkroi Bobby Kennedy ndër të tjera krahas videos së publikuar.

Gjatë kësaj telefonate Trump shprehu dukshëm skepticizmin e tij për vaksinimin e fëmijëve të vegjël, duke thënë se ata “fillojnë të ndryshojnë” kur u jepen doza të mëdha. 

‘Bobi kur i jep një foshnje një vaksinë që përmban 38 vaksina të ndryshme dhe që duket se është bërë për një kalë dhe jo për një fëmijë 5 apo 10 kilogramë paprimtas sheh që fëmija fillon të ndryshojë rrënjësisht. Unë kam parë disa raste.’ 

“Kemi folur shumë kohë më parë, unë dhe ti”, thotë ish-presidenti, “Sidoqoftë, do të doja të bënit diçka...”, vijon ai, pa specifikuar se për çfarë po flet.

Sipas CNN, lideri republikan po përpiqet të bindë RFK-në që të tërhiqet nga gara presidenciale dhe t'i bashkohet atij në radhët e tij.

Donald Trump më pas flet për bisedën e tij telefonike me Joe Biden pas sulmit dhe saktëson se presidenti ishte "shumë miqësor" me të.

Ai gjithashtu tha se i shpjegoi rivalit të tij se si plumbi kaloi shumë pranë tij duke u shprehur “ se ndihej si mushkonja më e madhe në botë”.

Djali i Bobby Kennedy III e fshiu videon pak më vonë, duke thënë se ai "kishte ngatërruar sarkazmën me jetën reale".

VIDEO/ Telefonata mes Trump dhe Kennedy Jr një ditë pas atentatit

Robert F. Kennedy Jr nga ana e tij i kërkoi falje Donald Trump pas publikimit të djalit të tij.

“Kur më thirri presidenti Trump, po regjistroja një video. Duhet t'i kisha kërkuar kameramanit që të ndalonte menjëherë regjistrimin. Jam i mërzitur që këto pamje janë publikuar. I kërkoj ndjesë presidentit,” shkroi ai në X.

Ekipi i Joe Biden reagoi gjithashtu ndaj aferës në një deklaratë:

"Trump dhe shoku i tij kundër vaksit 'Bobby' po përhapin teori të rrezikshme konspirative që kërcënojnë kujdesin shëndetësor nga i cili varen dhjetëra miliona njerëz,"  u shprehen ata.

“Kjo rrjedhje është një provë e mëtejshme se Trump nuk mund të besohet për të mbrojtur kujdesin shëndetësor të amerikanëve. Është e frikshme, dhe nëse ai fiton pushtet, mund të jetë realiteti shkatërrues për familjet e punës në të gjithë vendin.”

Telefonata e shfaqur në video u bë një ditë para takimit të zotit Trump dhe zotit Kennedy në Milëaukee, në konventën republikane.

Stefanie Spear, një zëdhënëse e fushatës së zotit Kennedy, tha për CNN se dy kandidatët presidencialë diskutuan "unitetin kombëtar" gjatë shkëmbimit të tyre.

Kennedy nuk konsiderohet si një lojtar kryesor në zgjedhjet presidenciale.

Në sondazhe, ai është shumë më keq se Biden dhe Trump.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: