Mijëra të rinj dolën në rrugët e Nepalit të hënën për të protestuar kundër bllokimit të rrjeteve sociale dhe korrupsionit në vend.
Gjatë shtypjes së protestave nga policia, raportohet nga India Today se të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe mbi 400 të tjerë janë plagosur në Kathmandu, ku është vendosur ora policore, dhe në Itahari.
Ky “revolucion i Gjeneratës Z”, siç e ka quajtur media, çoi të martën në dorëheqjen e kryeministrit
Khadga Prasad Sharma Oli, i cili në një deklaratë tha se mori këtë vendim për të hapur rrugën drejt një zgjidhjeje kushtetuese të krizës aktuale, si dhe në dorëheqjen e presidentit Ram Chandra Paudel.
Gjithashtu protestues dogjën shtëpinë e kryeministrit KP Sharma Oil u dogj, Ministri i tij i Financave, Bishnu Prasad Paudel, u ndoq dhe u rrah nëpër rrugët e Katmandusë.
Ministri 65 vjeç, shihet duke vrapuar nëpër rrugët e Katmandusë, me shumë njerëz pas tij.
Një protestues i ri, nga drejtimi i kundërt, kërcen dhe e godet ministrin me shqelma, i cili humbet ekuilibrin dhe përplaset me një mur të kuq, tregon videoja.
Nepal's finance minister chased on street, thrashed by protesters as Oli govt collapses
— The Indian Express (@IndianExpress) September 9, 2025
A video, which surfaced today (Sept 9), shows Finance Minister Bishnu Prasad Paudel being chased on a road and thrashed by demonstrators.
In the video, over two dozen people were seen… pic.twitter.com/aoKBjKlUkZ
Një tjetër video e tregon atë duke tentuar t'i largohet protestuesve duke kaluar përmes një lumi./Versus.al
????#BREAKING : Nepal’s Finance Minister Bishnu Prasad Paudel is seen running as a mob chases him amid escalating protests.#NepalProtest #Nepal #BishnuPrasadPaudel #NepalProtests #NepalNews #Kathmandu pic.twitter.com/ct9AbTGuhv
— TheWarPolitics ???????? (@TheWarPolitics0) September 9, 2025







