BOTA /

Vijon ngërçi politik? Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, të gatshëm për kompromis

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ka ripërsëritur se kandidatura e Albuena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës është vendim i partisë Vetëvendosje dhe kësisoj nuk tërhiqen.

Shkruar nga Versus

Vijon ngërçi politik? Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ka ripërsëritur se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës është vendim i partisë Vetëvendosje dhe kësisoj nuk tërhiqen.

 “Mos ta bëjmë këtë lojë negative. Duhet të respektojmë propozimet e njëri-tjetrit dhe të kemi një kryesi [Kuvendi] të bazuar në meritë”, tha Kurti në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës.

Ndonëse propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fituesuit të zgjedhjeve pra LVV-së, Haxhiu konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat kërkojnë që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar.

Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka ngecur pikërisht te zgjedhja e kryeparlamentarit. Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re. Kurti tha se gjatë procesit të formimit të qeverisë, do të jetë i gatshëm për kompromise dhe koncesione. Përmendi si partnerë të mundshëm pakicat, si dhe Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

Ata që kanë dyshime nëse ai i ka votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë, Kurti i porositi: “Më testoni”. Sipas tij, një koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me pakicat dhe me Nismën do të mund të siguronte deri në 80 vota në Kuvend.

Ndërkohë ditën e sotme do të zhvillohet seanca e 19-të në Kuvendin e Kosovës pikërisht për këtë arsye, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë një kompromis, apo një zvarritje pa fund të këtij procesi.  

Poll