MAGAZINË /

VIDEO/ Kaos në ndeshjen e “kick boksit” në Serbi, serbët sulmojnë sportistin grek pas fitores

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Kaos në ndeshjen e “kick boksit” në Serbi,

Serbi- Një ndeshje “kick boksi” për titullin botëror profesionist të ËKU në kategorinë 67 kg është kthyer në arenë përleshjesh pasi konkurrenti grek mposhti me nokaut rivalin serb.

Dueli mes Yiannis Tsoukalas dhe Vahid Kitsara u zhvillua në Novi Pazar ku persona nga ekipi i sportistit serb hynë në ring pasi Kitsara ra nokaut dhe sulmuan grekun. Situata u përshkallëzua shpejt, ndërsa dhjetëra të pranishëm u përfshinë në një konflikt masiv.

Organizatorët nuk arritën të rivendosin rendin, ndërsa mediat lokale raportuan mungesë të theksuar të sigurisë në event. Yiannis Tsoukalas u dërgua në një spital në Beograd për kontrolle dhe pasi rezultoi pa dëmtime serioze, u kthye në Greqi. Versus.al

Tags:

serbi

Poll