BOTA /

Vrasësi i shefit të sigurimeve shëndetësore, shihet si "hero" në SHBA, autoritetet ngrenë alarmin

Në SHBA, sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas tha se është shumë shqetësues fakti se në rrjetet sociale autori i dyshuar për vrasjen merr lëvdata.

Shkruar nga Versus
Vrasësi i shefit të sigurimeve shëndetësore, shihet si
Autori i dyshuar i vrasjes, Luigi Mangione

SHBA- Ndryshe nga sa pretendohej, reagimi për vrasjen e CEO-së së kompanisë së sigurimeve shëndetësore, Brian Thompson në Nju Jork ka sjellë në rrjet komente që e shohin autorin e dyshuar si “hero”.

Kështu u shpreh edhe Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas i cili shprehu shqetësimin e tij mbi rastin.

“Ky rast flet për atë që me të vërtetë po ndodh në këtë vend dhe për fat të keq ne e shohim atë të manifestuar në dhunë, ekstremizmin e dhunshëm në familje që ekziston”, tha ai për Face the Nation të CBS të dielën.

Shumë persona në mediat sociale e kanë ngritur në piedestal Luigi Mangione, njeriun e akuzuar për vrasjen e Thompson duke shprehur njëkohësisht edhe zemërimin me siguruesit privatë të shëndetësisë në Amerikë.

Mayorkas tha se ishte i alarmuar nga heroizmi që po i atribuohet një vrasësi të dyshuar të një babai të dy fëmijëve në rrugët e Nju Jorkut. Thompson, CEO 50-vjeçar i siguruesit më të madh shëndetësor në SHBA, UnitedHealthcare, u qëllua jashtë një hoteli në Manhattan herët më 4 dhjetor, duke shkaktuar një ndjekje masive për vrasësin.

Mangione, 26 vjeç, u arrestua disa ditë më vonë në Pensilvani dhe u dërgua në Nju Jork, ku ai përballet me akuza federale dhe shtetërore, duke përfshirë vrasjen e shkallës së parë për nxitjen e terrorizmit. Pavarësisht kësaj, në rrjetet sociale figura e tij është lavdëruar dhe madje shumë e kanë cilësuar si “hero”. Versus.al

Poll