AKTUALITET /

U gjetën vetëm në shtëpi, flet për herë të parë babai i tre të miturve: U divorcuam se më tradhtoi në sy të fëmijëve!

Ndër të tjera, ai ka rrëfyer se ish-bashkëshortja ka kryer veprime të turpshme me meshkuj të tjerë, edhe në sy të fëmijëve, video të cilat ai tha se i disponon.

Shkruar nga Versus
U gjetën vetëm në shtëpi, flet për herë të
Pamje nga shtëpia ku jetojnë tre të miturit

Tre fëmijë të mitur u gjetën të mbyllur të uritur dhe dyshohej se ishin braktisur nga e ëma ditë më parë në Durrës.

Por nëna e tre fëmijëve Blerina Basha i hodhi poshtë këto akuza duke u shprehur  se ajo nuk i kishte braktisur fëmijët e saj por kishte qënë në punë pasi vetëm qiraja që ajo duhet të paguante ishte 30.000 lekë.

“Nuk i braktisa. Isha në punë. Punoj si banakiere në një lokal dhe i lë të tre fëmijët bashkë kur shkoj në punë. Paguhem 400 mijë lekë në muaj dhe paguaj 300 mijë qiranë e shtëpisë. Nuk kam të ardhura të mjaftueshme për t’i rritur dhe ushqyer fëmijët, nuk mund të jem gjithmonë pranë tyre“, deklaroi ditë më parë e ëma e tre fëmijë të vegjël.

Ndërsa sot në emisionin me ‘Zemër të hapur’ në News24 ka folur për herë të parë ish-bashkëshorti i Blerinës për të cilën ajo është shprehur se shkak i divorcit ishte pasi ky i fundit luante bixhoz.

Ai ka treguar në emision versionin e tij duke u shprehur se shkak i divorcit nuk ka qenë bixhozi por trathëtia nga ana e Blerinës.

Ndër të tjera, ai ka rrëfyer se ish-bashkëshortja ka kryer veprime të turpshme me meshkuj të tjerë, edhe në sy të fëmijëve, video të cilat ai tha se i disponon.

“Mund të pi një shishe birrë apo të vë ndonjë skedinë, por as nuk jam i alkolizuar e as nuk luaj kumar apo të shes shtëpinë.

Unë atë e kam kapur me dy persona. Si mund të lërë një baba nënën e tre fëmijëve të tij. E kanë parë edhe fëmijët kur ka kryer marrëdhënie, të flasin edhe fëmijët, kam edhe video. Ajo thoshte ka urdhër mbrojtje. Denoncimi është bërë sepse ish i dashuri i saj i ka gjuajtur tim birit dhe unë e kam kërkuar ta rrihja. Ajo më denoncoi në polici. Po kërkoja ish të dashurin, e kërkoj akoma dhe nëse e gjej e di un se çfarë do t’i bëj. E kam me video, më ka rrahur djalin e vogël”, është shprehur babai i tre fëmijëve të mitur.

 

Poll