BOTA /

Vritet deputeti, luftoi me armë me njësinë e antidrogës

Deputeti thuhet se kundërshtoi me armë urdhërin për kontrollin e banesës së tij

Shkruar nga Versus

Vritet deputeti, luftoi me armë me njësinë e antidrogës

Deputetët paraguaianë kërkuan të martën shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të policisë pas vdekjes, “në rrethana të çuditshme” të kolegut të tyre parlamentar Eulalio Gomes, i vrarë të hënën në një shkëmbim zjarri me forcat e policisë së antidrogës.

Një rezolutë, e nënshkruar nga shumica e deputetëve, shpreh “zhgënjimin e tyre të thellë” pas vdekjes së Eulalio Gomes dhe “kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Ministrit të Brendshëm dhe komandantit të policisë kombëtare, për moskryerje të detyrës”. Kreu i shtetit Santiago Peña, megjithatë, dha menjëherë mbështetjen e tij "të plotë dhe totale" për ministrin Enrique Riera dhe shefin e policisë Carlos Benitez. “Ne dëshpërohemi humbjen e një jete njerëzore, por shpresojmë që drejtësia të mund të hedhë dritë”, u tha presidenti gazetarëve. 

Por ai kujtoi se policia që ndërhyri në shtëpinë e deputetit gjatë operacionit që i kushtoi jetën, po zbatonte “urdhrin e gjyqtarit”. Eulalio Gomes, një ligjvënës 67-vjeçar nga Partia në pushtet e Kolorados, u vra në orët e para të së hënës në një shkëmbim zjarri me oficerët e policisë antidrogë që erdhën për të kontrolluar shtëpinë e tij në Pedro Juan Caballero (në veri të lindjes). Sipas shefit të policisë, agjentët e angazhuar “u zmbrapsën me armë zjarri dhe iu kundërpërgjigjën duke plagosur për vdekje deputetin”. Eulalio Gomes dhe djali i tij, i cili u dorëzua në polici të hënën, u implikuan në një hetim për lidhjet e dyshuara me trafikun e drogës, ndikimi i të cilit po rritet në Paraguaj, një vend me dalje në det midis Bolivisë, Argjentinës dhe Brazilit vend ky njëheresh i rrënuar nga korrupsioni.

Poll