Liban- Luftimet ushtarake në Bejrut janë intensifikuar pas nisjes së operacionit ushtarak tokësor nga ana e Izraelit me qëllim eleminimin e bazave të Hezbollahut. Së fundmi, në një deklaratë ushtria izraelite bën me dije se është ekzekutuar në Bejrut komandantin e selisë së Hezbollahut në kryeqytetin e Libanit, Suhail Hussein Husseinin.
Ndërkohë marina izraelite ka njoftuar së shpejti do të nisë operacionet kundër Hezbollahut në zonën bregdetare të Libanit. Kjo u njoftua nga Avichay Adraee, zëdhënësi në gjuhën arabe për IDF, i cili lëshoi një "paralajmërim urgjent" për civilët që të largohen nga brigjet dhe plazhet e Libanit jugor.
"Për sigurinë tuaj, ju lutemi përmbahuni nga të qenit në det ose në plazh që tani deri në njoftimin e mëtejshëm Plazhet dhe lëvizjet e varkave në zonën jugore të lumit Aëali përbëjnë një kërcënim për jetën tuaj," shton Adraee.
Lufta në Lindjen e Mesme duket se i është afruar një skenari kaosi total ku ekziston mundësia që të gjitha shtetet e rajonit të përfshihen në konflikt. Dje u shënua 1 vjetori i sulmit të Hamasit drejt Izraelit ku mbetën të vrarë mbi 1200 persona dhe u morën peng 250 të tjerë. Versus.al








