BOTA /

Sot 1 vit nga sulmi Hamasit drejt Izraelit, grupi islamik lëshon raketa të tjera! Ushtria izraelite bombardon Bejrutin

Shkruar nga Versus
Sot 1 vit nga sulmi Hamasit drejt Izraelit, grupi islamik lëshon raketa
Bombardime në Gaza

Sot mbushet 1 vit nga sulmi i 7 tetorit 2023 në Izrael ku mbetën të vrarë 1200 izraelitë dhe u morën peng 250 të tjerë. Ajo çfarë e pasoi sulmin ishte akoma më e tmerrshme pasi tashmë pothuajse i gjithë rajoni është në prag të luftës totale ndërkohë që raportohet të jenë vrarë më shumë se 40 mijë palestinezë.

Në kuadër të përkujtimit të viktimave të 7 tetorit, presidenti i SHBA, Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris, pritet të mbajnë homazhe dhe të ndezin qirinj për viktimat duke dënuar edhe njëherë sulmin terrorist të grupit islamik të Hamasit.

Ndërkohë në këtë 1 përvjetor, Hamasi ka lëshuar 4 raketa drejt kufirit izraelit, tre prej të cilave u kapën nga sistemi antiraketor i Izraelit, ndërsa njëra ra në zonë të hapur.

Ndërkohë përgjatë mbrëmjes së djeshme, Izraeli lëshoi një sërë sulmesh ajrore drejt Bejrutit duke lënë të vdekur 12 persona. Hezbollahu u kundërpërgjigj duke lëshuar disa raketa në Haifa dhe Tiberia të cilat ushtria izraelite nuk arriti t’i kapte dot në ajër, duke bërë kështu që 11 persona të ngelnin të plagosur.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarrin dhe sulmet ndërkufitare që nga 8 tetori 2023, një ditë pasi aleati palestinez i Hezbollahut, Hamasi, sulmoi Izraelin jugor. Megjithatë, një ofensivë e plotë shokuese filloi vetëm disa javë më parë me forcat izraelite që sulmuan sistemet e komunikimit të Hezbollahut, duke çaktivizuar qindra luftëtarë, pagerët dhe radiot operative të të cilëve shpërthyen dhe duke vrarë një numër të konsiderueshëm komandantësh të lartë të Hezbollahut, duke shkatërruar strukturën komanduese të grupit.

Më pas, më 27 shtator, lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah u vra në një sulm ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit, duke shënuar një moment transformues për Lindjen e Mesme. Rajoni është ende duke u tronditur nga pasgoditjet dhe vdekja e një njeriu, udhëheqja e të cilit e kishte fuqizuar Hezbollahun të bëhej një nga përfaqësuesit më efikas të Iranit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: