BOTA /

‘Zëri im, zgjedhja e ime’! Parlamenti europian voton skemën që lehtëson abortin

Parlamenti Europian ka votuar pro një skeme që synon të ndihmojë gratë nga vendet me ligje shumë të kufizuara për abortin të kenë mundësinë të ndërpresin shtatzëninë në një shtet tjetër anëtar të BE-së pa pagesë.

Shkruar nga Versus

‘Zëri im, zgjedhja e ime’! Parlamenti europian voton

Parlamenti Europian ka votuar pro një skeme që synon të ndihmojë gratë nga vendet me ligje shumë të kufizuara për abortin të kenë mundësinë të ndërpresin shtatzëninë në një shtet tjetër anëtar të BE-së pa pagesë.

Kjo iniciativë, e quajtur “My Voice, My Choice”, propozon krijimin e një fondi nga buxheti i Bashkimit Europian për të mbuluar kostot e procedurave për personat nga vende që e kanë të ndaluar abortin, si Malta dhe Polonia, ose nga vende ku aborti është i vështirë për t’u aksesuar, si Italia dhe Kroacia. 

Mbështetësit e nismës argumentojnë se ajo do të përmirësojë sigurinë shëndetësore, do të ulë praktikat e pasigurta dhe do të ndihmojë gratë që nuk mund ta përballojnë financiarisht udhëtimin për një procedurë jashtë vendit.

Kritikët, përfshirë partitë e ekstremit të djathtë dhe disa ligjvënës të qendrës së djathtë, e shohin propozimin si një ndërhyrje në ligjet kombëtare dhe një sfidë për sovranitetin ligjor të vendeve anëtare. 

Vendimi i parlamentit shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të të drejtave riprodhuese në Europë, ndërsa iniciativa tani shkon te Komisioni Europian, i cili pritet të vendosë deri në mars nëse do ta zbatojë këtë mekanizëm./Versus.al

Poll