BOTA /

Zgjedhje të reja në Serbi! Kuvendi pranoi dorëheqjen e kryeministrit Vuçeviç, Aleksandër Vuçiç njofton datën

Pas dorëheqjes së Vuçeviç më 28 janar, presidenti Vuçiç njoftoi se  nuk do të ketë qeveri kalimtare, por theksoi se ka detyrimin që të iniciojë procesin për zgjedhjen e qeverisë së re.

Shkruar nga Versus

Zgjedhje të reja në Serbi! Kuvendi pranoi dorëheqjen e

Pasi Kuvendi i Serbisë pranoi dorëheqjen e kryeministrit, Milos Vuçeviç, ka reaguar edhe presidenti, Aleksandër Vuçiç i cili ka deklaruar se nëse nuk formohet qeveria e re brenda një afati prej 30 ditor do të zhvillohen zgjedhje te reja.

Sipas tij, këto zgjedhje mund të mbahen në datën 8 qershor.

Pas dorëheqjes së Vuçeviç më 28 janar, presidenti Vuçiç njoftoi se  nuk do të ketë qeveri kalimtare, por theksoi se ka detyrimin që të iniciojë procesin për zgjedhjen e qeverisë së re.

“Nuk do t’i shmang konsultimet, edhe pse e di se do të marr vetëm ofendime dhe nuk di çfarë tjetër nga ata që nuk kanë dy apo tre për qind në skenën politike serbe, por që mendojnë se po i bëjnë lajka dikujt me këtë”, tha Vuçiç, duke theksuar se do të dërgonte ftesë për konsultime dhe se ishte i hapur edhe për zgjedhje.

Ai shtoi se diskutimet më të rëndësishme do të jenë brenda SNS-së ( Partia Progresive Serbe).

 

Poll