BOTA /

"Zjarri më i madh në historinë e qytetit" - Digjen fabrika, gurore dhe depo në Novi Pazar - VIDEO

Fabrika “EMA-TEX” dhe depo materiale përfshihen nga flakët Tym i dendur mbulon qytetin, zjarrfikësit luftojnë me betejë të ashpër – situata mbetet serioze

Shkruar nga Versus

"Zjarri më i madh në historinë e qytetit" - Digjen

Zjarrfikësit në Novi Pazar po përballen që nga mesnata e djeshme me një zjarr kolosal, i cili është cilësuar nga autoritetet vendore si “zjarri më i madh në historinë e këtij qyteti”.

Zjarri, i cili shpërtheu rreth orës 02:00 në zonën industriale, përfshiu fabrikën tekstile EMA-TEX, guroren Musiç, si dhe një sërë magazinash dhe objekte magazinimi materiali, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe tym të dendur që u pa nga pothuajse çdo pjesë e qytetit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 192.RS (@192_rs)

Zjarrfikësit, të ndihmuar nga ekipet nga qytetet fqinje si Sjenica, Tutin dhe Kraljevo, kanë punuar me intensitet të lartë për ta vendosur zjarrin nën kontroll pas një beteje disa-orëshe. Për shkak të pranisë së materialeve të lehta që digjen shpejt, situata ka qenë e vështirë dhe zjarri ka patur intensitet të lartë.

Në terren janë angazhuar edhe ekipe të shërbimeve të emergjencës dhe Policisë, të cilat janë duke siguruar zonën dhe ndihmuar në menaxhimin e situatës përreth vendngjarjes. Autoritetet i kanë këshilluar banorët të shmangin zonën e zjarrit dhe të qëndrojnë larg tymit të dendur.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për viktima, por dëmet materiale janë të mëdha, dhe vlerësimet e mëtejshme për shkallën e tyre do të bëhen pasi situata të stabilizohet nga shërbimet e emergjencës.

Zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente do të qëndrojnë në terren deri në fikjen totale të zjarrit dhe shpalljen e situatës si të sigurtë./Versus 

Poll