
Lezhë- Daut Laze i cili vuante dënimin për dhunë në familje në burgun e Shënkollit, ka arritur të arratiset nga institucioni.
Mësohet se arratisja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme teksa Laze merrte mjekimin në ambientet e infermierisë. Raportohet se i dënuari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe i ishte caktuar shërbim mjekësor i detyruar.
Por duke shfrytëzuar këtë moment, Daut Laze ka arritur të dalë nga ambienti i kujdesit mjekësor dhe ka kapërcyer murin në pjesën jugore të ndërtesës së burgut.
Autoritetet kanë nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa hetimet vijojnë edhe për mundësinë që Laze të jetë ndihmuar nga të burgosur të tjerë.
Daut Laze është dënuar nga gjykata e Lezhës në 2021-in për dhunë fizike ndaj gruas së tij. Versus.al







