Gazetarja Dalina Buzi ka folur për herë të parë për ndarjen e saj nga bashkëshorti me të cilin kishte 15 vite martesë. Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina tregoi fillimisht ndjesitë e përjetuara gjatë periudhës kur ndjente se ishte fundi i martesës.
“Ra një tërmet, ishte një tërmet i madh. Ai moment është tërmet 6-7 ballë dhe secili duke mbledhur ato copat e veta, dikush pak më gjatë, dikush pak më shkurt, por u ndje që ishtë mbyllja, u ndje që nuk kishte kthim mbrapa. Sado që ti të jesh i përgatitur, ta dish, ta ndjesh se marrëdhënia nuk është mirë, sërish është si çështja e vdekjes: Të thotë doktori ke tre muaj jetë, por ti nuk e di nëse do vdesësh të mërkurën në orën pesë apo të martën në orën dy të mëngjesi. Ti nuk je kurrë e përgatitur për vdekjen, siç nuk je e përgatitur për ditën që realisht e sheh që u trondit themeli, plasi tërmeti dhe nuk ke çfarë të bësh më. Do kthehesh prapë të nesërmen, por nuk e vazhdon dot më se nuk ka krisje, ka çarje të mëdhaja, hendeqe”, tha ajo.
Periudhën pas-ndarjes fillimisht e përshkroi si të vështirë, ku në çdo situatë ndjente se ishte e dënuar dhe kishte sfida të mëdha.
“Periudha pas ndarjes ka qenë një nga periudhat më interesante në jetën time, e vështirë, por interesante dhe bëri mirë që ndodhi. Jo, ndarja, jo prishja e familjes, por ajo periudhë. Ajo ka qenë një periudhë që unë njoha një Dalinë që nuk e njihja fare, nuk ia kisha idenë fare. Kam qenë gjithmonë shumë e përkëdhelur, kam bërë çfarë kam dashur, financiarisht kam qenë shumë mirë, por e para u përballa me Dalinën nënë që ishte shumë e rëndësishme.
Kalova ato dy javët e para që janë ato zhurmat që kalojnë të gjithë dhe pastaj e pashë gjënë si produecente, realisht, siç bëj në punë. E pashë nga larg dhe thashë që janë katër Dalina: Është Dalina publike, jo vetëm në Instagram, por sapo hap derën. Është Dalina në profesion, Dalina nënë dhe Dalina kush jam unë, pse ndodhi kjo, pse bëra këtë zgjedhje, pse përfundoi kjo gjëja dhe pjesa ime e përgjegjësisë”, theksoi ajo. Versus.al








