MAGAZINË /

Luks i shfrenuar, zbulohen detaje nga dasma e princeshës së Norvegjisë me partnerin e saj bi*eksual

Rreth dy vjet më parë, Martha Louisa, e divorcuar dhe nënë e tre vajzave, vendosi të hiqte dorë nga titulli i saj duke njoftuar se do të fokusohej në mjekësinë alternative së bashku me të fejuarin e saj.

Shkruar nga B.SH

Luks i shfrenuar, zbulohen detaje nga dasma e princeshës së

Dasma e Princeshës Martha Louise të Norvegjisë dhe të fejuarit të saj biseksual, Durek Veret, po afrohet me shpejtësi .

Me një festë katër-ditore që do të mbahet në fund të gushtit në brigjet e Geiranger  një fshat i njohur për fjordet (lugina të gdhendura nga erozioni akullnajor) e tij spektakolare, të cilat janë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s - Martha Louise (vajza e parëlindur e Mbretit Harald V dhe Mbretëreshës Sonia, Norvegji) dhe Veret do të zotohen për besnikëri të përjetshme, duke u ofruar mysafirëve të tyre një sërë aktivitetesh duke përfshirë një udhëtim tre-orësh me varkë rreth bregdetit norvegjez dhe mbrëmje darke dhe vallëzimi.

Po për kodin e veshjes?

 “Sexy and cool” thuhej në ftesë, ndërsa së fundmi princesha ka zbuluar në llogarinë e saj në Instagram personin që do të kryejë ceremoninë.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se famullitarja Margit Lovise Holte do të kremtojë dasmën tonë në Geiranger më 31 gusht, pas shërbimit të dasmës në Kishën e Norvegjisë. Reverend Michael Beckwith (themeluesi dhe drejtori shpirtëror i Neë Thought në Qendrën Shpirtërore Ndërkombëtare Agape në Beverly Hills, Kaliforni, një komunitet ndërfetar me anëtarë, profesionistë shpirtërorë, priftërinj dhe shërbesë në mbarë botën) do t'i bashkohet gjithashtu ceremonisë me një përshëndetje. E presim me shumë gëzim këtë ditë të bukur”, ka shkruar Martha Louisa për ngjarjen e vitit në Norvegji.

louise hoqi dorë nga detyrat e saj princërore në vitin 2022.

Rreth dy vjet më parë, Martha Louisa - e divorcuar dhe nënë e tre vajzave - vendosi të linte heqte dorë nga titulli i saj duke njoftuar se do të fokusohej në mjekësinë alternative së bashku me të fejuarin e saj.

Pallati tha se Marta do të tërhiqet nga detyrat e saj, megjithëse nuk do të humbasë titullin e princeshës, me dëshirën e mbretit. Sidoqoftë, çifti në çdo rast i shmanget lidhjes me familjen mbretërore.

Marrëdhënia e vetë Martës me Durek Veret shkaktoi një sensacion në Norvegji, veçanërisht në lidhje me referencat e tij në një libër se "kanceri është një zgjedhje".

Në një sondazh të kryer në shtator 2022, 17% e norvegjezëve raportuan se tani kanë një opinion më të keq për familjen mbretërore, gjë që ia atribuojnë rastit të princeshës dhe të fejuarit të saj.

 

Poll