
Edhe pse ndodhemi në prag të festave të fundvitit, për disa qytetarë çmimet e produkteve ushqimore kanë mbetur të njëjta.
Gjatë një vëzhgimi në disa tregje të Tiranës u vu re se për çdo artikull e kishte të afishuar çmimin përkatës.
Qytetarët thonë se kjo situatë i ndihmon të planifikojnë më mirë shpenzimet për festat.
Ndërkohë, pensionistët i konsiderojnë çmimet të përballueshme dhe shprehen se mund të blejnë vetëm produktet bazë.
Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2025 arriti në 120,1 dhe ndryshimi vjetor ishte 2,1%, nga 2,0% një vit më parë.
Rritja vjetore e çmimeve u ndikua kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, ndërsa ndryshimi mujor shënoi një rënie prej 0,2%.
Vajzat shqiptare po ikin drejt qyteteve, periferitë mbeten pa “nuse”
Ndarja e tregut bankar: Bien më të mëdhenjtë, rriten bankat vendase
Euro në Shqipëri më e dobët se kurrë, sot u këmbye me 95.4 lekë

