Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, ndodhet në Athinë ku mori pjesë në takimin “Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji” (P-TEC), një iniciativë e rëndësishme e organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillin Atlantik.
Ky takim synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e energjisë, duke u fokusuar në sigurinë energjetike, diversifikimin e burimeve dhe zhvillimin e infrastrukturës për një të ardhme më të qëndrueshme.
Takimin e hapi Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe mblodhi bashkë me të Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright, si dhe ministrat e energjisë nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, duke ofruar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave, praktikave më të mira dhe mundësive të investimeve të përbashkëta në sektorin energjetik./Versus.al
