EKONOMI & MJEDIS /

Energjia diellore/ Qeveria jep me koncesion ngritjen e dy centraleve fotovoltaike në Fier

Në mbledhjen e zhvilluar më 4 qershor 2025, Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e dy centraleve të mëdha fotovoltaike në qarkun e Fierit, me një kapacitet të përbashkët prej 107 megavatësh dhe një afat operimi prej 98 vitesh.

Shkruar nga Versus

 

Energjia diellore/ Qeveria jep me koncesion ngritjen e dy centraleve

Në mbledhjen e zhvilluar më 4 qershor 2025, Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e dy centraleve të mëdha fotovoltaike në qarkun e Fierit, me një kapacitet të përbashkët prej 107 megavatësh dhe një afat operimi prej 98 vitesh. Investimet synojnë të forcojnë kapacitetet e vendit në prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme.

Centrali në Povelçë – 25 MW

Shoqëria “POWER ENERGY” sh.p.k ka marrë miratimin për ndërtimin e një centrali diellor me kapacitet 25 megavat në fshatin Povelçë, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier. Ky projekt nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse shtetërore.

Kompania duhet ta përfundojë ndërtimin dhe të nisë prodhimin brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit. Gjithashtu, ajo është e detyruar të raportojë çdo tre muaj mbi progresin e punimeve pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Një detyrim i rëndësishëm i përcaktuar nga qeveria është edhe dorëzimi falas i 2% të prodhimit vjetor të energjisë (ose kundërvlera e saj monetare) në formë royalty për ministrinë përkatëse.

Centrali në Boçovë – 82 MW

Shoqëria “ALBANIA SOLAR POWER” sh.p.k do të ndërtojë një central me kapacitet 82 megavat në fshatin Boçovë, Njësia Administrative Levan, gjithashtu në Bashkinë Fier. Ky projekt ndjek të njëjtin model si ai i Povelçës: nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton subvencione.

Afati për vënien në punë është gjithashtu 36 muaj, dhe kompania ka të njëjtin detyrim për raportim dhe për dhurimin e 2% të prodhimit tek ministria e energjisë.

Poll