EKONOMI & MJEDIS /

Energjia e rinovueshme, Balluku: Çmimi po vijon të bjerë, Shqipëria, një ndër vendet më tërheqëse për investime!

Ministrja deklaroi gjithashtu se çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët do të vijojë të bjerë, falë performancës pozitive të sistemit elektro-energjetik dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve.

Shkruar nga Versus

Energjia e rinovueshme, Balluku: Çmimi po vijon të bjerë,

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një tryeze të posaçme të zhvilluar për menaxhimin e sezonit turistik, vuri në dukje arritjet e deritanishme, sfidat dhe masat që janë marrë për të përballuar fluksin dhe kërkesat në rritje gjatë verës.

Ajo theksoi se Shqipëria është shndërruar në një vend tërheqës për investime të huaja, sidomos në sektorin e energjisë së rinovueshme, duke përmendur interesin në rritje për projekte me panele diellore, parqe fotovoltaike dhe hidrocentrale të vegjël me teknologji moderne.

“Vendi ynë po tërheq vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë, dhe kjo është rezultat i politikave të qarta, transparencës në procedurat dhe stabilitetit energjetik që kemi krijuar,” – u shpreh Balluku.

Ministrja deklaroi gjithashtu se çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët do të vijojë të bjerë, falë performancës pozitive të sistemit elektro-energjetik dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve.

“Sot jemi në një pozicion të favorshëm për të përballuar kërkesat e rritura gjatë sezonit turistik, por edhe për të ndikuar pozitivisht në uljen e kostove për qytetarët,” – tha ajo. /Versus.al/

Tags:

shqiperi

Poll