
Partia Socialiste ka prezantuar sot planin për “paqe fiskale” me biznesin. Gjatë një takimi me bizneset në Elbasan, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj tha se qeveria propozon marrjen e disa politikave për të lehtësuar pasojat që bizneset kanë pasur nga krizat e ndryshme globale.
Ibrahimaj shpjegoi se do të ketë fshirje të detyrimeve 10 vjeçare të bizneseve.
“Ajo çfarë parashikon paqja fiskale lidhet me detyrimet dhe kamatvonesat. Vitet e fundit biznesit shqiptar i është dashur të përballojë tërmetin, pandeminë, krizën e çmimeve dhe pavarësisht se kemi dalë me kokën lartë, ka pasur biznese që i kanë vuajtur. Kjo na detyron të marrim një masë me qëllim lehtësimin e atyre problematikave. Propozojmë të fshijmë të gjitha borxhet, detyrimet 10 vjeçare për bizneset”- u shpreh mes të tjerash Ibrahimi.
Propozimi tjetër është fshirja e gjobave dhe kamatvonesave për 5 vitet e fundit nëse paguhet detyrimi kryesor. Si dhe fshirja e 25% prej borxhit tatimor nëse paguhet me këste brenda një viti. Versus.al








