
Në një intetvistë për gazetën "Koha Jonë", kryeministri Edi Rama doli edhe për marrëdhënien e tij me deputeten Elisa Spiropali pas përplasjeve të vazhdueshme brenda partisë.
Ai zgjodhi të mos e dramatizonte situatën duke thënë "nuk ka asgjë për të shënuar" dhe se duklaratat e ish-deputetes e cila e sfidoi për përjashtim, nuk duhen marrë literalisht.
“Kush thotë “hajde, këtu më ke, më vrit” e thotë ngaqë të do apo jo? Kështu që nuk duhen marrë ...”, tha Rama, teksa kur Lesi këmbënguli se Spiropali mund të ketë shkelur më shumë se një vijë të kuqe, Rama la të kuptohet se kontributet politike kanë peshë në mënyrën si trajtohen gabimet brenda partisë.
"Jo, jo, nuk duhen marrë literalisht këto gjëra. Janë krejt normale për sa kohë nuk prekin atë vijën e kuqe. Çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta pastaj e ndan"- deklaroi Rama mes të tjerash. Versus.al

