Shqipëria listohet në mesin e pesë vendeve më mikpritëse në Europë për emigrantët amerikanë, në një artikull të publikuar në faqen zyrtare të televizionit amerikan CNBC.
Lehtësirat në qëndrim, si dhe kostot e jetesës, vlerësohen si të favorshme për ata që duan të largohen nga SHBA-të e t’ia rifillojnë nga e para diku tjetër.
Jo vetëm kaq, por Shqipëria rekomandohet edhe për mikpritjen e ngrohtë, si dhe ndërthurjen e bukurive natyre e plazhet e bukura.
“Shumë amerikanë jetojnë në kryeqytetin e vendit, Tiranë, ku komuniteti i emigrantëve është i fortë dhe anglishtja flitet gjerësisht. Por Riviera Shqiptare nuk duhet anashkaluar; vija bregdetare e saj përgjatë Detit Jon ka disa nga plazhet dhe peizazhet më të bukura në të gjithë Evropën”, shkruhet ndër të tjera në artikull.
Shqipëria është kështu një mundësi për të jetuar krah vendeve si Spanja, Portugalia, Franca dhe Holanda.