MAGAZINË /

Tensione e hyrje të reja në “Ferma VIP 3”: Ermiona Lekbello hyn në garë, largime e nominime të forta

Reality show sjell hyrje surprizë, debate dhe ndryshime të mëdha në garë. Teni dhe DJ Fairfax janë fermerët që janë larguar nga gara, ku mbrëmeka hyrë dhe një lojtrar i ri, Klod Dedja

Shkruar nga Versus

Tensione e hyrje të reja në “Ferma VIP 3”: Ermiona

Në spektaklin “Ferma VIP 3” kanë ndodhur disa zhvillime të rëndësishme, duke ndryshuar dinamikën e lojës mes fermerëve.

Një nga hyrjet më të spikatura është ajo e Ermiona Lekbello, e cila është rikthyer nga Shtetet e Bashkuara pas një mungese prej rreth një viti e gjysmë. Ish-missi u shfaq në studio në një bisedë me moderatoren Arbana Osmani, si dhe opinionistët Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi, ku shpjegoi edhe arsyen e pjesëmarrjes së saj.

“Kam ardhur që publiku të më shohë siç jam në të vërtetë… Erdha për ata që më duan dhe për ata që do t’i bëj të më duan. Kafshët japin dashuri pa kushte… unë do jem vetvetja”, u shpreh ajo, duke theksuar se nuk është person që kërkon konflikte.

Ndërkohë, fermeri i ri Klod Dedja bëri një hyrje të veçantë në fermë, duke ardhur mbi gomar dhe madje i hipur mbrapsht, duke e shoqëruar këtë moment me një mesazh simbolik: “Duke ecur mbrapsht, do ecësh shumë përpara.” Hyrja e tij u prit nga Iliri, i cili e vlerësoi mënyrën kreative të paraqitjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Në anën tjetër, loja ka sjellë edhe eliminime. Teni dhe DJ Fairfax janë fermerët që janë larguar nga gara, pas një televotimi të fortë ku përballeshin me Blerina Bajkon dhe Anada Nikollarin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Sipas formatit të lojës, disa fermerë u ndanë në grupe dhe iu nënshtruan sfidave të balancës dhe përqendrimit, ndërsa gara vijon me tensione dhe përballje të reja. Aktualisht, Gresa, Malbora, Fabjola, Moza dhe Sara ndodhen në një televotim që do të zgjasë deri të hënën, ku publiku do të shpëtojë vetëm njërën prej tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Pas këtij votimi, vajzat e mbetura do të përballen në një sfidë të re së bashku me katër fermerë të tjerë, duke rritur edhe më shumë presionin në fermë.

Fermerët kanë reaguar me qetësi ndaj vendimeve, me Fabjolën që u shpreh se “jemi në një garë”, ndërsa Sara theksoi se respekton mendimin e gjithsecilit, duke treguar një qëndrim të qetë përballë situatës.

 

Poll