Pas rreth 24 orësh arrati, është bërë i mundur arrestimi i Eduart Afmatajt, autorit të vrasjes së Artur Çangu mbrëmjen e djeshme në fshatin Vrion të Fushë Krujës.
Mësohet se mes tyre kishte një konflikt pronësie prej 2 vitesh dhe se mbrëmjen e djeshme ishin zënë për parkimin duke qenë se ishin fqinj me njëri-tjetrin. Autori ishte dhëndër në fisin e të ndjerit.
Afmataj u kap në zonën e Qafë Shtamës në një banesë të vjetër të braktisur ku ishte fshehur që prej mbrëmjes së djeshme pasi kreu krimin. Pas arrestimit, autori do të dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të krimit të rëndë. Versus.al

