
Një ngjarje e papritur dhe e frikshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Teatrin e Operas dhe Baletit, gjatë premierës së operas së famshme “Traviata”. Për fat të mirë, gjithçka përfundoi pa pasoja serioze në jetë njerëzish, megjithatë momenti krijoi panik te publiku i pranishëm.
Opera, e cila kishte si protagoniste sopranon shqiptare Eva Golemi dhe tenorin meksikan Mario Rojas, nisi në mënyrë madhështore. Interpretimi brilant i artistëve magjepsi sallën dhe ngjalli entuziazëm të jashtëzakonshëm, deri në momentin kur ndodhi incidenti.
Gjithçka ndodhi gjatë skenës dramatike kur personazhi i Violetës mbyll jetën në krahët e të dashurit të saj Alfredo.
Në atë moment delikat, tenori italian, i zhytur krejtësisht në emocionet e rolit, humbi koordinimin dhe harroi të mbante kolegen e tij në skenë.
Pasojë e këtij çasti ishte një rrëzim i papritur dhe i dhunshëm, që i trembi si publikun ashtu edhe trupën artistike.
Të pranishmit tregojnë se rënia e tenores ishte aq e fortë, saqë stafi u detyrua të thërrasë menjëherë ambulancën.
Për disa minuta situata u bë e tensionuar dhe publiku u frikësua se mund të kishte pasoja serioze. Fatmirësisht, pas kontrolleve mjekësore rezultoi se artistja nuk pësoi dëmtime të rënda dhe gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.







