MAGAZINË /

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 1 prill.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit,
lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metër në verilindje - lindje, dhe në lartësinë mbi 1000 metërv në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 22 m/s. Versus.al

Poll