AKTUALITET /

Bashkim Ulaj u rrethoi me tela me gjemba tokat në Rrjoll, sot banorët protestë kombëtare

Sipas tyre, vendosja e gardheve dhe masave të tjera mbrojtëse është bërë pas protestave të vazhdueshme kundër punimeve.

Shkruar nga Versus

Bashkim Ulaj u rrethoi me tela me gjemba tokat në Rrjoll, sot banorët

Banorët e zonës së Rrjollit kanë thirrur një protestë kombëtare për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti turistik në këtë zonë, duke shprehur shqetësime lidhur me çështjet e pronësisë së tokës dhe rrethimin e kantierit me gardhe dhe mure të larta.

Projekti, i cili po zhvillohet nga kompania Gener 2 në një sipërfaqe prej mbi 147 hektarësh, është kundërshtuar prej muajsh nga banorët, të cilët pretendojnë se pronat e tyre janë përfshirë në projekt në mënyrë të padrejtë.

Sipas tyre, vendosja e gardheve dhe masave të tjera mbrojtëse është bërë pas protestave të vazhdueshme kundër punimeve.

Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë qytetare, duke kërkuar heqjen e rrethimit dhe ndërprerjen e projektit deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për pronësinë.

Ata shprehen se do të vijojnë reagimet kundër projektit deri në adresimin e kërkesave të tyre./Versus.al

Poll