AKTUALITET /

EMRI/ 29-vjeçari nga Maliqi akuzon policinë greke për dhunë, përfundon në spital

Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet greke, ai ka rezultuar i pafajshëm dhe është lënë i lirë.

Shkruar nga Versus
EMRI/ 29-vjeçari nga Maliqi akuzon policinë greke për
Foto ilustruese

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur në urgjencën e Spitalit të Korçës me dëmtime në disa pjesë të trupit, të cilat dyshohet se i ka pësuar pas një incidenti të ndodhur në Greqi.

Sipas informacioneve paraprake, i riu pretendon se është dhunuar nga efektivë të policisë greke në qytetin e Kalkidhës, ku ishte ndaluar pas dyshimeve për përfshirje në një vepër penale.

Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet greke, ai ka rezultuar i pafajshëm dhe është lënë i lirë.

Maldin Maxhari ka kallëzuar ngjarjen pranë autoriteteve greke, ndërsa më pas është dëbuar nga Greqia dhe është kthyer në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Pas mbërritjes në vend, ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku po trajtohet për dëmtime që dyshohet se përfshijnë brinjët dhe shpretkën.

Ndërkohë, policia shqiptare ka marrë dëshminë e 29-vjeçarit dhe po shqyrton procedurat që mund të ndiqen, duke qenë se ngjarja është regjistruar jashtë territorit të Shqipërisë./Versus.al

Poll