POLITIKË /

“Giro d’Italia” në Shqipëri, Rama: I lumtur që për tre ditë do të kemi kaq shumë kampionë në vendin tonë

I pranishëm në konferencën e prezantimit  ishte dhe kryeministri Edi Rama  cili u shpreh se është një kënaqësi shumë e madhe që ky event kaq rëndësishëm do të mbahet në Shqipëri

Shkruar nga Versus

“Giro d’Italia” në Shqipëri, Rama: I lumtur që

‘Giro d’Italia’ zgjodhi Shqipërinë mes shumë kandidatëve për ‘La Grande Partenza 2025’ -Nisja e Madhe 2025 e cila transmetohet drejtpërdrejtë në mbi 200 televizionet e botës. I pranishëm në konferencën e prezantimit  ishte dhe kryeministri Edi Rama  cili u shpreh se është një kënaqësi shumë e madhe që ky event kaq rëndësishëm do të mbahet në Shqipëri

Rama:  Jam shumë i kënaqur të themi që kemi marrë konfirmimin që Shqipëria është zgjedhur për 'Nisjen e madhe 2025.' E di që zgjedhjet janë shumë  dhe ka shumë vende që konkurrojnë këtë nisje të garës që ka 15 vjet që është vendosur dhe për këtë jam edhe më i lumtur që kemi mundur shumë të tjerë që janë më të mëdhenj e më të pasur. Për t’u treguar po ashtu vendin tonë të mrekullueshëm 800 milionë spektatorëve në 200 stacione televizive në gjithë botën që transmetojnë drejtpërdrejtë “Giro d’Italia'. 

Jam shqiptari më i duhur për të prezantuar këtë ngjarje të madhe sepse i vetmi mjet që di t’i jap është biçikleta. Dhe kjo nuk është shaka, nuk di ti jap makinës apo helikopterit. I lumtur që për tre ditë do të kemi kaq shumë kampionë që janë miq në vendin tonë, dhe bota do flasë krahas tyre edhe për Shqipërinë që ka një rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit.

Shqipëria është një Itali e vogël, ndërsa tani jemi një Itali në anën tjetër të bregut që pret një event të tillë. Për ne është hera e parë shpresoj jo e fundit.Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: