Aktivistja suedeze për klimën Greta Thunberg është arrestuar gjatë një proteste në Hagë, në Holandë, raportojnë mediat suedeze. Policia holandeze e vuri në pranga aktivisten 21-vjeçare teksa merrte pjesë në bllokimin e autostradës A12 që kalon në Hagë, në një protestë të organizuar nga lëvizja “Rebelimi i Zhdukjes”.
Autostrada A12 u bllokua përkohësisht, me policinë duke përdorur topa uji, thanë mediat.
Dhe deri më tani autostrada A12 ka qenë objektiv i një numri të madh protestash. Aktivistët po kërkojnë që Holanda t’i japë fund të gjitha subvencioneve shtetërore për lëndët djegëse fosile.
Thunberg u arrestua edhe në prill gjatë protestave në Hagë. Në fund të majit, ajo u arrestua gjatë protestave pro-palestineze kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Song Contest në Malmö.
Ajo u arrestua edhe dy javë më parë, gjatë protestës “Rebelimi i zhdukjes” në Helsinki.







