Për javën që vjen, vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta deri në mesatare kryesisht nga orët e mesditës.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak përjashtim nga ky parashikim bën vetëm dita e hënë gjatë së cilës pritet të ketë vranësira mesatare dhe shpesh edhe të dendura që mund të shoqërohen me reshje shiu përgjatë Ultërsirës Perëndimore dhe në veri në relievet malore. Të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike lokalisht breshër. Në orët e pasdites reshjet e shiut me intensitet të ulët izolohen në relievet malore në pjesë verilindore të territorit e më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al









