Situata duket se nuk është aspak e mirë te Kosova sidomos pas humbjes ndaj Rumanisë, teksa Federata ka njoftuar se ka përjashtuar 3 lojtarë, për shkak të thyerjes së rregullave.Bëhet fjalë për futbollistët, Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.
"Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata"- thuhet në njoftim.
Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita.








