MAGAZINË /

Një foto në Instagram "vrau" ish-missin ekuadorian

Shkruar nga Versus
Një foto në Instagram "vrau" ish-missin ekuadorian

EKUADOR- Një postim në Instagram i kushtoi jetën ish-missit ekuadorian, Landy Parraga Goiburo. Sipas mediave të huaja, 23-vjeçarja ditën që u vra, kishte postuar në rrjetet e saj sociale për 173 mijë ndjekësit e saj në Instagram një foto të pjatës me oktapod. Në "Story" e publikuar nga ajo, dukej edhe emri i restorantit ku ndodhej e reja, aty ku edhe e gjetën "xhelatët" e saj për ta ekzekutuar. 

Shumë pak minuta pas postimit, Parragës i shkuan dy persona të maskuar dhe e ekzekutuan me gjakftohtësi. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, ajo qëllohet me armë zjarri sapo futet në një lokal me të dashurin e saj. Sapo të shtënat nisin, ajo bie në tokë, ndërsa i dashuri i saj tenton që të largohet por vrasësit e ndjekin pas duke ia marrë jetën edhe atij. 

Emri i Párraga kishte qenë i lidhur me trafikantin e drogës Leandro Norero dhe çështjen 'Metastasis'. Çështja 'Metastasis' doli në dritë në fund të vitit 2023 me një operacion të madh në të cilin u arrestuan 39 persona, përfshirë presidentin e atëhershëm të Këshillit Gjyqësor Wilman Terán, i cili aktualisht ndodhet në burg. Emri i ish-missit u përmend në disa raste. Nuk dihet se çfarë ka shkuar keq dhe përse u vendos që ajo dhe i dashuri të ekzekutohen.

Poll