
Një person u shoqërua nga policia kufitare pasi shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues.
Në përfundim të procedurave, drejtuesi i mjetit lundrues do të ndëshkohet me masë administrative me vlerë 100.000 lekë të rinj.
Policia bllokoi dhe mjetin lundrues, ndërsa njoftoi se ka intensifikuar masat, duke shtuar ndjeshëm patrullimet në vijën bregdetare të Velipojës.
Njoftimi i plotë
“Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë njoftim nga pushuesit se një mjet lundrues tip Jet Ski kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Velipojës, duke rrezikuar sigurinë e personave që bënin plazh. Menjëherë, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë dhe Njësia Policore Detare kanë ndërhyrë dhe kanë konstatuar mjetin lundrues tip Jet Ski, me drejtues shtetasin R. Gj. Në përfundim të procedurave administrative, drejtuesi i mjetit lundrues do të ndëshkohet me masë administrative me vlerë 100.000 lekë të rinj”, bënë me dije burime zyrtare. Versus.al

