
Aktorja Arjola Demiri, e cila mori pjesë në Big Brother VIP Albania, ka folur së fundmi për shtëpinë që iu premtua si dhuratë gjatë spektaklit.
Pas shumë diskutimesh në rrjet për fatin e asaj shtëpie, Arjola ka sqaruar se prona është aty dhe gjithçka është në proces për ta bërë gati për banim.
“Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda”, tha Arjola.
Ajo shtoi se publiku shqiptar është tashmë i njohur me këtë histori, e cila është bërë si një legjendë në vetvete: “Kur të futem, do e merrni vesh, sepse u bë legjendë kjo historia e shtëpisë”.
Aktorja konfirmoi se shtëpia ekziston fizikisht dhe është parë nga të gjithë: “E kam parë, e kanë parë të gjithë shqiptarët me video. Është vetëm me u fut brenda, ja ta mobilojmë, ta sistemojmë, se do punë”.
Sqaroi gjithashtu se kur iu dhurua, shtëpia ndodhej ende në fazën e themeleve, ndaj procesi ka kërkuar kohë: “Ka qenë në themele kur është dhuruar, kështu që është normale pritja”.
Arjola theksoi se ndonëse pritja ka qenë e gjatë, ajo është e vetëdijshme për procesin dhe po punon që së shpejti të vendoset në shtëpinë e saj të re.
Fansat dhe ndjekësit mbeten në pritje të momentit kur ajo do të shpërngulet dhe më në fund do të hyjë në shtëpinë që u bë simbol gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP.







