
Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë ndezur nga thashethemet për një lidhje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe djalit të ish-guvernatorin të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullanit.
Dyshimet u shtuan pasi ndjekësit vunë re disa detaje interesante në postimet e fundit të Sarës në Instagram.
Në disa foto të shpërndara nga ajo gjatë një udhëtimi të fundit, fansat kanë vërejtur prani të një mashkulli që nuk është identifikuar qartë, por që ngjason shumë me Erikun.
Për më tepër, të dy kanë postuar foto nga vende të njëjta dhe në të njëjtën kohë, edhe pse nuk kanë dalë bashkë në asnjë prej tyre.
Detajet si peizazhet, ambientet dhe ngjashmëritë në sfondet e fotove kanë bërë ndjekësit të dyshojnë se çifti ka qenë në të njëjtin vend, duke tentuar ta mbajnë marrëdhënien të fshehtë.
As Sara dhe as Eriku nuk kanë reaguar për këto spekulime, por heshtja e tyre vetëm sa i ka shtuar dyshimet.
Ndjekësit janë të ndarë mes atyre që besojnë se kemi të bëjmë me një romancë të re në horizont, dhe atyre që mendojnë se është thjesht një përkim i rastësishëm.
Megjithatë, siç ndodh shpesh në botën e rrjeteve sociale, një detaj i vogël është i mjaftueshëm për të ndezur diskutimet. Në pritje të një reagimi zyrtar, ndjekësit vijojnë të analizojnë çdo postim, në kërkim të një konfirmimi të mundshëm./Versus.al







