MAGAZINË /

Adele i atribuon ndryshimin në marrëdhënien me të birin filmit të suksesshëm në Netflix, “Adolescence”

“Adolescence”, që trajton temën e ndjeshme të radikalizimit online përmes syve të një adoleshenti, është bërë një prej serialeve më të shikuar në gjuhën angleze në platformën Netflix, duke u renditur menjëherë pas hitit “Wednesday”.

Shkruar nga Versus
Adele i atribuon ndryshimin në marrëdhënien me të birin
Adele dhe personazhi i serialit Adoleshence

Ylli britanik i muzikës pop, Adele, ka treguar së fundmi se seriali i Netflix “Adolescence” ka pasur një ndikim të thellë në jetën e saj personale, veçanërisht në marrëdhënien me të birin 13-vjeçar, Angelo. Këngëtarja 37-vjeçare e ka ndjekur dramën bashkë me djalin dhe më pas ka shkruar një letër falënderimi për regjisorin Philip Barantini, duke vlerësuar fuqinë emocionale dhe mesazhin e serialit.

“Adolescence”, që trajton temën e ndjeshme të radikalizimit online përmes syve të një adoleshenti, është bërë një prej serialeve më të shikuar në gjuhën angleze në platformën Netflix, duke u renditur menjëherë pas hitit “Wednesday”.

Sipas “DailyMail”, suksesi i serialit ka shtrirë jehonën e tij në mbarë botën, duke marrë reagime të shumta, përfshirë një mesazh nga vetë Steven Spielberg.

Regjisori Barantini përmendi me emocion letrën e Adeles, duke e cilësuar atë si një moment që e bëri këtë projekt edhe më të veçantë dhe me domethënie të thellë për të gjithë stafin.

Ndikimi i serialit ka kapërcyer ekranin, duke nxitur një debat të gjerë publik në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri Sir Keir Starmer e ka rekomanduar për shfaqje në shkolla dhe ka pohuar se e ka ndjekur vetë me fëmijët e tij.

Në jetën personale, Adele vijon kapitullin e saj pas ndarjes nga Simon Konecki dhe është në një lidhje të konsoliduar me të fejuarin e saj, Rich Paul, me të cilin është parë rrallë në publik gjatë vitit të kaluar./Versus.al

Poll