MAGAZINË /

Akullore me kripë dhe vaj ulliri, bëhet viral kombinimi “i çuditshëm” i Dua Lipës

Kjo përzierje e çuditme ka kapur vëmendjen e audiencës dhe është bërë virale, duke nxitur shumë njerëz të provojnë këtë recetë të pazakontë

Shkruar nga Versus

Akullore me kripë dhe vaj ulliri, bëhet viral kombinimi “i

Në një intervistë të fundit në BBC Radio, këngëtarja shqiptare me fame botërore Dua Lipa, ka ndarë me publikun një kombinim të pazakontë që ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Ajo ka zbuluar preferencën e saj për akulloren vanilje të kombinuar me vaj ulliri dhe kripë.

Kjo përzierje e çuditme ka kapur vëmendjen e audiencës dhe është bërë virale, duke nxitur shumë njerëz të provojnë këtë recetë të pazakontë.

Video të ndryshme në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë, duke dokumentuar reagimet e njerëzve kur provojnë këtë kombinim të veçantë.

Për më tepër, një kuzhinier i njohur në rrjetet sociale, i cili është i njohur për testimin e trendeve të reja në gatim, ka vendosur të provojnë këtë kombinim.

Ai e ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë përzierje, duke thënë se, edhe pse duket e çuditshme, shija e vajit të ullirit dhe kripës mbi akulloren vanilje ka krijuar një përvojë të veçantë dhe të këndshme për të.

Tags:

dua lipa

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: