MAGAZINË /

Alban Dudushi rrëfen për sëmundjen e rëndë: Mendova se do kalonte, por ishte më serioze

Shkruar nga Versus

Alban Dudushi rrëfen për sëmundjen e rëndë: Mendova se

Përpara çështjes së kontratës me RTSH-në, Alban Dudushi është përballur me një problem shëndetësor, të cilit fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi. Në një intervistë për “The Dalina Show”, ai tregoi se më 9 shtator 2024, gjatë pjesës së fundit të emisionit, gjendja e tij u përkeqësua dhe iu desh të shkonte në spital.

“Shumë menduan që ishte zemra, por në fakt ishte një problem hemoragjie në stomak. Mendova se do kalonte, por kishte qenë diçka më e rëndë dhe më duhej të bëja një ndërhyrje kirurgjikale,” rrëfen ai.

Dudushi tregon se bashkëshortja e tij, Bieta Sulo, e ka përjetuar situatën më rëndë se ai vetë. “Jo se Bieta është më frikacake se unë, por unë isha në stilin ‘Hm, s’është ndonjë gjë, e kaloj.’”

Ai shton se Bieta është personi që merret me organizimin e gjithçkaje, nga kontaktet te konsultat mjekësore dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur një ngarkesë të dyfishtë, duke u kujdesur për të dhe duke drejtuar emisionin e saj.

“Ne fund të ditës, ata që të shikojnë në ekran nuk pyesin se çfarë halli ke ti, por thonë ‘Ky s’qenka në formë sot,’” thotë Dudushi. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë dhe ai vijon kontrollet për t’u siguruar që shëndeti i tij është në rregull.

Poll