MAGAZINË /

Azis kopjon “Valle Kosovare” të Shpat Kasapit?

Shumë dëgjues shqiptarë kanë vënë në dukje ngjashmërinë e fortë mes kësaj kënge dhe hitit të njohur Valle Kosovare, i lidhur me emrin e artistit të ndjerë Shpat Kasapi.

Shkruar nga Versus
Azis kopjon “Valle Kosovare” të Shpat Kasapit?
Shpat Kasapi/Azis

Bashkëpunimi më i fundit mes dy artistëve të njohur bullgarë, Azis dhe Tsvetelina Yaneva, ka ndezur diskutime edhe mes publikut shqiptar. Dyshja publikuan këngën Havte, një projekt me ritme tipike ballkanike dhe videoklip të realizuar në ambient aeroporti, por vëmendjen kryesore e ka marrë linja melodike.

Shumë dëgjues shqiptarë kanë vënë në dukje ngjashmërinë e fortë mes kësaj kënge dhe hitit të njohur Valle Kosovare, i lidhur me emrin e artistit të ndjerë Shpat Kasapi. Sipas reagimeve në rrjetet sociale, refreni duket pothuajse identik me atë të këngës shqiptare, duke ngritur pikëpyetje mbi origjinalitetin e projektit të ri.

Debati vjen në një moment kur “Valle Kosovare” po përjetonte një ringjallje ndërkombëtare, pasi ishte bërë trend në TikTok dhe përdorej në miliona video nga përdorues në mbarë botën. Ky viralitet e riktheu në qarkullim një nga hitet më të dashura të muzikës shqiptare.

Megjithatë, në kreditet zyrtare të “Havte”, prodhuar nga Costi, nuk përmendet asnjë referencë për autorët e këngës shqiptare apo për vetë Kasapin. Kjo ka shtuar diskutimet online, ndërsa publiku mbetet të vendosë nëse bëhet fjalë për frymëzim, adaptim apo kopjim të drejtpërdrejtë.

 

Poll