Pushime në destinacione luksoze, vila marramendëse dhe darka që kushtojnë mijëra euro – jeta e Nicola Peltz (31 vjeç) dhe Brooklyn Beckham (26 vjeç) duket si një film hollivudian.
Çifti glamur shpesh ndan me ndjekësit momente nga stili i tyre ekstravagant i jetesës, por lind pyetja: si financohet gjithë ky luks?
Edhe pse të dy kanë kontrata të shumta reklamuese, sipas kolumnistes britanike Marina Hyde, burimi kryesor i të ardhurave luksoze të çiftit është babai i Nicoles, miliarderi Nelson Peltz (83). Sipas saj, ai i transferon vajzës së tij 1 milion dollarë në muaj si para xhepi.
“Ndoshta Nelson Peltz do ta mohonte, por kam dëgjuar se ai ka thënë: ‘Unë i jap vajzës sime një milion dollarë para xhepi në muaj’”, u shpreh Hyde në një podcast.
Pasuria e Nelson Peltz vlerësohet mbi 1.3 miliardë euro, shumë më e lartë se ajo e familjes Beckham, e cila arrin rreth 570 milionë euro.
Familja Peltz konsiderohet një nga më të pasurat në SHBA, ndërsa Nelson njihet në botën e biznesit për karakterin e tij autoritar.
Ai vetë ka pranuar me humor reputacionin e tij, duke deklaruar për “Financial Times” në vitin 2024:
“Ka shumë gjasa të jetë e vërtetë. Ç’kuptim ka të jesh miliarder nëse nuk je tiran?”
Megjithatë, ndaj vajzës së tij më të vogël, miliarderi duket tejet bujar. Për dasmën e Nicoles dhe Brooklyn-it në vitin 2022, ai shpenzoi rreth 3 milionë euro, ndërsa në vitin 2025 thuhet se u ka blerë një vilë luksoze në Hollywood me vlerë 16 milionë dollarë.
Sipas mediave britanike, kjo dhuratë ka nxitur edhe tensione mes familjes Peltz dhe Beckham, pasi David dhe Victoria Beckham nuk kanë qenë dakord të paguajnë për shtëpinë e djalit të tyre të rritur.
Ndërkohë, Nicola dhe Brooklyn vazhdojnë jetën e luksit. Së fundmi ata publikuan foto nga një resort ekskluziv në San Ysidro, Montecito, ku një natë hoteli kushton rreth 7 500 euro, ndërsa shijuan edhe verë luksoze me vlerë 14 000 euro. Në të njëjtën kohë, David Beckham u fotografua në Paris duke shijuar një vakt modest prej rreth 30 euro./ Versus.al

