Ben Affleck ka folur gjatë një interviste të fundit dhe për martesën e tij me Jennifer Lopez.
Ylli i filmit 'Batman' e nisi intervistën duke folur për famën e bashkëshortës së tij.
‘Jennifer Lopez dhe unë ishin diku kohët e fundit, nuk më kujtohet se ku. Ajo është kaq e famshme, njerëzit e duan atë dhe ajo përfaqëson vërtet diçka të rëndësishme për njerëzit’ është shprehur Affleck.
Më pas ai foli dhe se si audienca e shikon lidhjen e tij me yllin latin.
‘Njerëzit vijnë tek unë: Më pëlqen filmi yt’ dhe pastaj shikojnë menjëherë dhe shprehen: Ahhh Jennifer Lopez. Është e mrekullueshme. A e kupton se çfarë dua të them’ theksoi ai.
Ai përshkroi edhe një incident ku kishte dalë për shëtitje me gruan dhe fëmijët e tij.
“Ne zbritëm nga makina, do të shkonim në një shfaqje, dhe unë thashë, 'zemër, do të jemi vonë, duhet të ecim një bllok e gjysmë. Ishte aq e relaksuar sa nuk tha asgjë. Ne dolëm së bashku, me të gjithë fëmijët në Times Square. Papritur, një grua filloi të vraponte drejt saj ”
Aktori foli për veten në raport me publicitetin.
“Nuk më pëlqen shumë vëmendja. Kjo është arsyeja pse të gjithë më shikojnë dhe më thonë "a është gjithmonë i zemëruar ky djalë?". Sepse dikush e ka kamerën e tij të mbërthyer në fytyrën time."








