MAGAZINË /

Ben Affleck merr masa drastike për të qëndruar larg Jennifer Lopez

Truku i aktorit për të mbajtur larg çdo informacion që ka të bëjë me ish-bashkëshorten e tij

Shkruar nga Versus
Ben Affleck merr masa drastike për të qëndruar larg Jennifer
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Romanca e rindezur mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez magjepsi botën kur ata u ribashkuan në vitin 2021. Megjithatë vetëm dy vite më pas martesës Lopez paraqiti kërkesën për divorc në gusht të 2024, duke i dhënë fund ribashkimit të tyre.

Ndërsa Lopez ka ndarë detaje nga ndarja e tyre, Affleck ka zgjedhur një rrugë tjetër. Burime pranë aktorit kanë zbuluar se Affleck ka vendosur një filtër në telefonin e tij për të bllokuar çdo lajm apo histori që ka lidhje me Lopez apo me ndarjen e tyre.

“Ben nuk shikon internetin – veçanërisht asgjë në lidhje me divorcin e tij nga JLo ”, tha një burim i brendshëm i aktorit për Daily Mail. "Ai i shmang mediat sociale dhe nuk klikon mbi asgjë që ka të bëjë me të. Në fakt, ai ka një filtër JLo në telefonin e tij në mënyrë që shfletuesi të mos lejojë asgjë që përmban emrin e saj në të."

Pavarësisht ndarjes, Affleck mbetet i përkushtuar për të promovuar filmin e tij të ri, Unstoppable, ku roli kryesor luhet nga Lopez.

I publikuar më 6 dhjetor, filmi tregon historinë frymëzuese të Anthony Robles , një mundës me një këmbë që u bë kampion i NCAA. Affleck, i cili gjithashtu është producent i filmit, vlerësoi performancën e Lopez gjatë një interviste, duke e quajtur atë "spektakolare"./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: