CEO i JPMorgan, Jamie Dimon ka parashikuar një të ardhme ku punonjësit do të punojnë vetëm 3.5 ditë në javë, falë përparime në Inteligjencën Artificiale (Al). Duke folur për Bloomeberg TV, Dimon theksoi potencialin e Al për të transformuar industritë dhe për të përmirësuar ekuilibrin punë-jetë.
Ndërsa disa kanë frikë nga humbjet e vendeve të punës për shkak të përparime të Inteligjencës Artificiale, Dimon theksoi se teknologjia historikisht krijon mundësi të reja dhe rrit standartet e jetës.
“Fëmijët tuaj do të jetojnë deri në 100 vjeç dhe nuk do të kenë kancer për shkak të teknologjisë”, tha Dimon në një intervistë në Bloomberg TV. "Dhe fjalë për fjalë ata ndoshta do të punojnë tre ditë e gjysmë në javë."
AI tashmë po përdoret në JPMorgan për detyra si tregtia dhe reduktimi i gabimeve, automatizimi i punës që merr shumë nga koha e punonjësve. Një raport i McKinsey zbuloi se AI mund të çlironte 60-70% të aktiviteteve aktuale të punës, duke shtuar triliona në ekonominë globale çdo vit.
Parashikimi i Dimon përputhet me argumentet për javë më të shkurtra pune. Një studim britanik zbuloi se një javë katërditore reduktoi ditët e sëmundjes me 65% dhe bëri që 92% e kompanive ta adoptonin atë përgjithmonë. Dimon beson se AI do të luajë një rol kyç në mundësimin e ndryshimeve të tilla./Versus.al