Live Updates /

“Debate konstruktive me ambasadat për çështjen e Ballukut, integrimi nuk preket”, Rama: SPAK të shohë punën e vetë, Kuvendi i pavarur

*Kryeministri Edi Rama mbajti sot një konferencë për mediat ku foli mbi zhvillimet kryesore politike në vend duke u përqendruar edhe tek seanca plenare e ditës së djeshme ku PS së bashku me PSD-në e Tom Doshit rrëzuan kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut. *Sa u takon reagimeve të ambasadave të huaja, Rama sqaroi se ka patur me ta debate konstruktive rreth kësaj çështje, por nënvizoi se kjo gjë nuk do të prekte aspak procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndërsa theksoi se Kuvendi është i pavarur dhe nuk merr urdhra nga SPAK apo ndërkombëtarët. *Sa i takon anulimit të projektit për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, Rama mohoi të kishte patur presion nga ndërkombëtarët, por tha se kompania kishte argumentuar se shkak ishte bërë situata e krijuar me luftën në Iran. *Për procesin e anëtarësimit tha se mund të ketë pengesa nga disa shtete që tradicionalisht kanë qenë kundër zgjerimit. Ai përmendi edhe zgjedhjet në Francë si faktor ndikues.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama mbajti sot një konferencë për mediat ku foli mbi zhvillimet kryesore politike në vend duke u përqendruar edhe tek seanca plenare e ditës së djeshme ku PS së bashku me PSD-në e Tom Doshit rrëzuan kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut. *Sa u takon reagimeve të ambasadave të huaja, Rama sqaroi se ka patur me ta debate konstruktive rreth kësaj çështje, por nënvizoi se kjo gjë nuk do të prekte aspak procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndërsa theksoi se Kuvendi është i pavarur dhe nuk merr urdhra nga SPAK apo ndërkombëtarët. *Sa i takon anulimit të projektit për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, Rama mohoi të kishte patur presion nga ndërkombëtarët, por tha se kompania kishte argumentuar se shkak ishte bërë situata e krijuar me luftën në Iran. *Për procesin e anëtarësimit tha se mund të ketë pengesa nga disa shtete që tradicionalisht kanë qenë kundër zgjerimit. Ai përmendi edhe zgjedhjet në Francë si faktor ndikues.

7 Postime
2 ORE ME PARE

“SPAK të shohë punën e vetë”, Rama: Vendosim si të duam, jemi Kuvend i pavarur nga ambasadat

“Debate konstruktive me ambasadat për çështjen e

Kryeministri Edi Rama tha se Prokuroria e Posaçme duhet të përqendrohet tek puna që ka me në fokus krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe të mos ndërhyjë në kompetencat e Kuvendit. Kryesocialisti tha se Kuvendi i Shqipërisë në vendimet që merr duke votuar, nuk varet as nga ambasadat dhe as nga SPAK-u.

“Nuk është puna e SPAK që t’i thotë aprlamentit se çfarë duhet të bëjë. SPAK duhet të shikojë punën e vetë, ne do shikojmë punën tonë. Detyra e SPAK është të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, detyra jonë është të bëjmë detyrën tonë kur vjen puna tek Kuvendi dhe nuk varet as nga SPAK e as nga ambasadat”- u shpreh Rama. Versus.al

 

2 ORE ME PARE

“BE është e paparashikueshme”, Rama për procesin e integrimit: Mund të ketë vende që nuk na pranojnë

“Debate konstruktive me ambasadat për çështjen e

Ndryshe nga deklaratat e mëparshme ku nënvizonte se anëtarësimi në BE ishte pothuajse i kryer për shkak të rrethanave gjeopolitike, kryeministri Edi Rama sot dha sinjale se një gjë e tillë mund të mos ndodhë as në 2027-ën duke e lidhur këtë me ato që i konsideroi si probleme të brendshme të unionit. Ai përmendi se Franca ka zgjedhje dhe qëndrimi i saj mund të varet nga pozicionimi i presidentit të ri.

“Ajo që mund të ndodhë është që të gjitha gjërat të bëhen gati dhe papritur një vend e 2 vende të mos e gjennë këtë kapacitet që do të thotë se procesi mund të mbetet peng i këtij fakti. Plus dinamika e BE është shumë e paparashikueshme për shkak të dinamikave të brendshme. Në 2027 ka zgjedhje në Francë që është vend kyç. Franca e ratifikon anëtarësimin e një vendi të ri anëtar jo si të tjerët, por me 2 të tretat e parlamentit ose me referendum popullor. Siç e shihni për herë të parë Franca ndodhet në kushtet që nuk bën dot qeveri të shumicës sepse e ka shumë të fragmentuar parlamentin. Plus që nuk dihet se çfarë qasje do ketë presidenti ose presidentja kur të zgjidhet- u shpreh Rama në përgjigjie të pyetjes së gazetarëve për editorialin e përbashkët me Vuçiçin. Versus.al

 

3 ORE ME PARE

Anulimi i portit të ri, Rama: Kanalet e trafiqeve nuk e mirëpresin! Gazetarja: Krimi i organizuar ka bërë presion?

“Debate konstruktive me ambasadat për çështjen e

Gjatë konferencës së sotme me mediat, kryeministri Edi Rama u pyet edhe lidhur me anulimin e projektit të ndërtimit të portit të ri në Porto Romano. Ai mohoi që të ketë patur presion nga ndërkombëtarët për anulimin e projektit, ndërsa nuk shpjegoi faktorët konkretë që kanë ndikuar, por përmendi se edhe krimi i organizuar nuk e mirëpret diçka të tillë.

Pjesë nga intervista:

Rama: Unë e thashë dy herë që tërheqja e kompanisë është argumentuar me krizën dhe nuk kemi asnjë të dhënë që mund të na japë idenë se këtu mund të ketë patur ndonjë presion. Por është e siguritë që faktorë të ndryshëm për çështje interesash të ndryshme nuk e mirëpresin ndërtimin e një porti të ri. Kjo është luftë ekonomike, tregtare, luftë e brendshme interesash që thashë ata që merren me trafiqet nuk e mirëpresin diçka të tillë një port sigurie të lartë

Gazetarja: Pra është krimi i organizuar që ju ka bërë presion? A mund t’ja shpjegoni publikut se çfarë do të ndodhë se ky është projekt i sigurisë kombëtare?

Rama: Jo! Do ia shpjegoj kur të jemi gati dhe do jemi gati shumë shpejt. Po përgatisim hapin tjetër, por nuk flasim dot derisa ta jemi gati. Versus.al

 

3 ORE ME PARE

Reagimet e ambasadave për çështjen Balluku, Rama: Ka patur debate, por është çmendur të thuhet se kjo na bllokon rrugën për në BE

“Debate konstruktive me ambasadat për çështjen e

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat komentoi sërish reagimet e ambasadave të huaja ditën e djeshme pas votimit në Kuvend për refuzimin e heqjes së imunitetit të Ballukut. Rama tha se deklaratat e ambasadave janë ndryshe nga sa komentohen në media dhe se ato thjeshtë kanë bërë thirrje që të vijojnë hetimet. Ndërsa theksoi se ka patur debate me ambasadat e huaja për çështjen e Ballukut.

“Fola në hyrje për deklaratat që përmendët, i lexoj në mënyrën eë duhur. Sepse ndryshe nga ju që i komentojnë ndryshe, jam në gjendje t;i përputh deklaratat me komunikimet që kam me subjektet që i kanë nxjerrë. Kemi patur debat konstruktiv. Deklaratat nuk flasin për atë që komentohet, por deklaratat thonë që të vijojnë hetimet lufta kundër korrupsionit etj.

Jam 100% i linjëzuar me çfarë shkruhet në deklaratë për parimet. Për rastin konkret nuk ka asnjë kusht për të ngritur dorën dhe për të arrestuar një person në radhë të parë, mund të akuzohet edhe dikush për korrupsion dhe pa prova… nuk është parlamenti noter i prokurorisë. Nuk ka akuzë për korrupsion dhe nuk përmbushet asnjëra nga kushtet që të merret ajo masë. Kështu që hetimet mund të vazhdojnë”- tha Rama duke shtuar: “është çmenduri të thuhet se nga kjo u bllokua rruga e Shqipërisë. është komplet e pavërtetë”. Versus.al

3 ORE ME PARE

Rama: "Parlamenti do të shpallë terroriste Gardën Revolucionare dhe Hezbollahun..."

“Debate konstruktive me ambasadat për çështjen e

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se javën e ardhshme Parlamenti shqiptar do të ftohet të miratojë një rezolutë të posaçme në lidhje me Iranin, duke e cilësuar atë si shtet sponsor të terrorizmit.

Gjatë një konference për mediat, Rama deklaroi se dokumenti do të propozojë shpalljen e asaj që ai e quajti “Republika Khomeiniste e Iranit” si një shtet që mbështet terrorizmin, ndërsa do të kërkojë gjithashtu që Garda Revolucionare e Iranit dhe organizata Hezbollah të shpallen organizata terroriste.

“Javën tjetër Parlamenti do të ftohet të miratojë një rezolutë që ta shpallë Republikën Khomeiniste të Iranit, sepse nuk e them dot islamike sepse nuk ka lidhje me të, si shtet sponsor të terrorizmit. Po ashtu do të shpallet organizatë terroriste Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollahu, sepse kjo është e vërteta. Është koha ta bëjmë edhe ne”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, ky hap synon të pozicionojë qartë Shqipërinë në linjë me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit dhe të dërgojë një mesazh të fortë politik në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme.

3 ORE ME PARE

Rama për portin e Porto Romanos: “S’ka presione nga SHBA apo BE, anulimi ishte rastësi”

“Debate konstruktive me ambasadat për çështjen e

Kryeministri Edi Rama ka mohuar zërat për presione nga Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian lidhur me projektin e ndërtimit të Portit të Porto Romanos, pas tërheqjes së kompanisë në fazën finale të tenderit.

Në një konferencë për mediat nga Kryeministria, Rama u shpreh se anulimi i procesit ishte një rastësi dhe se nuk ka të dhëna që kompania është gjendur nën presion nga faktorë ndërkombëtarë.

Sipas tij, megjithëse procesi është zhvilluar në një klimë presioni, kjo nuk lidhet me ndonjë ndërhyrje nga partnerët strategjikë të Shqipërisë.

Kompania e vetme e mbetur në garë për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano u tërhoq nga gara me argumentin se i janë rritur kostot. Në një konferenecë për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që kompania të ketë qenë nën ndonjë presion, por deklaratat e Ramës janë të forta kur thotë se i gjithë procesi është zhvilluar nën presion nga faktorë të tjerë të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi

“Ka ndodhur një koicidencë e pashmangshme, që në momentin e fundit kompania është tërhequr duke iu referuar situatës së krizës dhe natyrisht që duke qenë se oferta financiare do të ishte e lidhur me tavanin që ka vendosur studimi nga kompania më e madhe e botës.

Nuk kemi të dhëna që kompania është ndodhur nën ndonjë presion, por i gjithë procesi është zhvilluar nën presion. Jo nën presionin e SHBA siç thuhet. S’ka pasur asnjë shqetësim as nga SHBA, as nga BE. Por ka pasur një presion nga faktorë të tjerë, të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi. Që nga A-ja, kur disa thonë për çfarë duhet një port i ri se ne kemi portin tonë, atë kënetën në zemër të Durrësit, dhe e lidhnin idenë e Portit të Ri me shitjen e atdheut në duart e Arabëve, e vërteta është që përtej injorancës, qysh në krye të herës ka pasur forca të interesuara që të mos ecte para projekti i portit të ri. Pse? Për një arsye që cilido që do ta kuptojë, e kupton pa ndonjë mundim të madh. Porti ekzistues s’ka kapacitet për të qenë nyja strategjike e korridorit VIII. Edhe sikur ta marrësh dhe ta zbukurosh, është i papërshtatshëm për të qenë nyjë logjistike e korridorit VIII. Një nyje logjistike në mes të qytetit nuk mund të ekzistojë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se as SHBA dhe as BE nuk kanë shprehur pakënaqësi apo shqetësime për projektin, duke hedhur poshtë pretendimet për ndikim të tyre në anulimin e tenderit për ndërtimin e portit në Porto Romano.

 

 

4 ORE ME PARE

Rama pas refuzimit të arrestimit të Ballukut: Kërkesa e SPAK s'përmbushte kushtet. Ndërkombëtarët...

“Debate konstruktive me ambasadat për çështjen e

Një ditë pasi shumica parlamentare e PS refuzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama reagoi duke deklaruar se ky vendim nuk përbën asnjë pengesë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë për shtyp, Rama u shpreh se vendimit të një dite më parë i është dhënë, sipas tij, një interpretim i deformuar, duke theksuar se kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet e nevojshme për t’u marrë në konsideratë.

“Kërkesa e SPAK nuk i përmbushte kushtet për t’u marrë në konsideratë. Përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër, apo për t’i dhënë përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, është një përpjekje e shëmtuar”, deklaroi Rama.

Sipas tij, pretendimet se ky vendim mund të pengojë reformën në drejtësi apo pavarësinë e institucioneve janë të pabazuara dhe lidhen, sipas kryeministrit, me tentativa për të ngadalësuar procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Janë disa çështje që meritojnë të adresohen dhe që janë të lidhura me interesin  e publikut besoj, duke nisur nga projekti strategjik i Portit të ri tregtar dhe ushtarak të Shqipërisë dhe duke vijuar me impaktin e luftës kundër regjimit kriminal në çmimin e naftës, por gjëja që vjen si rrjedhojë është edhe çmimi i ushqimeve. Këto këta ishin të parashikuara për sot. Por do ta nis nga vendimi i djeshëm i parlamentit, ju e keni ndjekur të gjithë rrjedhën e ditës, besoj edhe prononcimin tim që dua ta përsëris, lidhet drejtpërdrejtë me të vërtetën që kërkesa e Prokurorisë nuk i përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë.

Rama shtoi se vendi po ecën me hapa të shpejtë në procesin e integrimit dhe se nuk ka asnjë frenim në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

"Ndërkohë që përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo për t’i dhënë përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do pengojë zbatimin e mëtejshëm të reformës në Drejtësi, apo aktivitetin e pavarur të drejtësisë është përpjekje e shëmtuar. Në dëshpërimin e vet ka të gjithë ato ingredientë që në të përditshmen tonë është përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet. Nuk kas asgjë të re, por materiali në këtë rast është i favorshëm për të torolisur njerëzit dhe për të fryrë daullen e luftës kundër qeverisë dhe shumicës së kësaj qeverie. Nuk ka asnjë frenim të rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE”, tha ai.

Kryeministri Rama hodhi poshtë zërat e presionit nga ndërkombëtarët. Ai tha se nuk ndodhin në nivelet ku bëhen diskutimet dhe kushdo që thotë se mbaroi ëndrra europiane, nuk dëshiron suksesin e saj.

“Unë në këtë detyrë përfaqësoj Shqipërinë, interesin e saj dhe gjithë shqiptarët dhe një nga normat e padiskutueshme të këtij përfaqësimi është që t’i shikoj partnerët në sy, të më shikojnë në sy në të njëjtën lartësi. As unë s’më shkon mendja të shikoj njeri nga lart poshtë dhe as pranoj të më shohë njeri. Përtej mënyrës si janë pikturuar në karikaturat e pazarit mediatik dhe politik, diskutimet tona kanë qenë konstruktive. S’ka pasur asgjë të ngjashme sa i takon tensionit, presionit, kërcënimit. Këto janë gjëra që s’ndodhin në ato nivele ku bëhen ato diskutime. Edhe vetë deklaratat e bëra dje janë shumë të qarta, por varet sesi i lexon. Duke pasur parasysh edhe sipërfaqen ku janë shkruar dhe leximin prej saj, edhe thellësinë e marrëdhënieve dhe realitetin e përditshëm të komunikimit, ju them me plot gojën që leximi i bërë nga ata që kanë vënë kujën se u bllokua Shqipëria dhe mbaroi ëndrra europiane, është në rastin më të mirë, pervers, dhe në rastin më të keq, i qëllimshëm për të lënduar këdo që dëshiron suksesin në këtë rrugë. Kush merret me këto deformime dhe i bie kësaj daulleje, nuk e dëshiron suksesin e kësaj rruge sepse e lidh me qeverinë, me mua, me ne”, tha Rama. /VERSUS

 

 

 

 

Poll