Këngëtari Shpat Kasapi u vendos së fundmi në qendër të vëmendjes pas një sherri të bujshëm në një dasmë në Mitrovicë. Shpati përfundoi në spital pas konfliktit fizik me dasmorët ku thuhet se kishte goditur edhe nusen.
Ndërsa policia bën me dije se për ngjarjen janë arrestuar tre persona të cilët dyshohet se kanë dhunuar këngëtarin. Njëri prej të dyshuarve po mbahet në paraburgim, ndërsa dy të tjerët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
“Shkabaj, Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, 09.08.2025 – 01:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (m/k), pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën, mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.”
Më herët këngëtari kishte sqaruar se gjithçka kishte ndodhur si pasojë e një keqkuptimi. Mediat shkruajnë se sherri kishte ndodhur për shkak se këngëtari kishte shkuar 2 orë me vonesë në dasmë dhe në gjendje të dehur. Versus.al







