Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare.
Temperaturat më të larta do të regjistrohen në Durrës, Tiranë dhe Elbasan me nga 25 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s,ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi 12m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al







