
Ndeshjet e mbrëmjes së djeshme të vlefshme për play off-n e Kupës së Botës, sollën ndryshime edhe në renditjen që FIFA u bën skuadrave.
Pas disfatës me Poloninë në Varshavë për kombëtaren kuqezi pritej një rënië në renditje dhe në fakt kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho kanë humbur 1 pozicion dhe e shohin veten në vendin e 64 me 1391.64 pikë, 9.42 pikë më pak se në klasifikimin e mëparshëm.

Nga ana tjetër, Kosova që arriti një rezultat historik duke mundur Sllovakinë për t’u kualifikuar për në finalen e playoffit vijon të fitojë pozicione dhe këtë radhë është ngjitur edhe me një shkallë në klasifikim duke shkuar në vendin e 78 me 1325.43 pikë duke fituar 16.59 pikë në krahasim me renditjen e mëparshme.


