MAGAZINË /

Dita nis me vranësira, parashikohen reshje shiu në këto zona! Si pritet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 8 shtator.

Shkruar nga Versus

Dita nis me vranësira, parashikohen reshje shiu në këto zona! Si

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash  të pakat deri mesatare kryesisht në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut. Në relievet malore të zonës së jugut nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht e karakterit lokal, pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 9 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al

Poll